Nga Maqedonia në Youtube më shumë kërkohet Zadruga, ndërsa Noizy është i pari tek shqiptarët

Maqedonia

Nga Maqedonia në Youtube më shumë kërkohet Zadruga, ndërsa Noizy është i pari tek shqiptarët

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 13:04
Foto Ilustrim

Në Maqedoni qasje në internet kanë 84 përqind e amvisërive ndërsa 78 përqind e popullsisë shfrytëzon internet, tregojnë rezultatet e hulumtimit të mendimit publik për tregun e komunikimit elektronik të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE).

We are social dhe Hootsuite kanë përpiluar një raport për çdo shtet dhe për çdo shërbim online në veçanti .

Rangimi është bërë me “index”, i menaxhuar nga Google Trends. Rezultatet janë nxjerrë në janar të këtij viti dhe vlejnë për gjithë vitin 2018.

Zadruga është termi më i kërkuar në Maqedoni. Bëhet fjalë për një show televiziv i prodhuar në Serbi.

I dyti është një blooger i ri nga Maqedonia që emërohet me kanalin GP në Youtube.

Qytetarët e Maqedonisë kanë kërkuar edhe muzikë në disa raste, me terme si: Music, Songs, Rasta, Ceca, Tallava, Tose Proeski, Despacito, Eminem dhe Aca Lukas.

Bie në sy në listë rangimi i reperit shqiptar Noizy i cili ngjitet lartë në listën prej 20 termeve. Ai është i pari artist shqiptar (9) që kërkohet në Youtube, i pasuar nga reperi Fero i cili zë vendin e 10-të.

Muzika “tallava”, Meda dhe Ilahi janë terme tjera të kërkuara nga shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat