LSDM: VMRO-DPMNE shpik dhe konstrukton raste që s’ekzistojnë

Maqedonia

LSDM: VMRO-DPMNE shpik dhe konstrukton raste që s’ekzistojnë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 17:03
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së, duke reaguar ndaj konferencës për shtyp të Dimçe Arsovskit nga OBRM-PDUKM thuhet se “mbrojtja e krimit dhe krijimi i kriminelëve është tipar i OBRM-PDUKM-së”.

“OBRM-PDUKM është kundër drejtësisë, kundër përgjegjësisë dhe për këtë shkak shpik dhe konstrukton raste të pavërteta”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, për Mickoskin dhe partinë e tij drejtësia është term i panjohur dhe për këtë shkak s’kanë kredibilitet të flasin për drejtësi dhe përgjegjësi.

“LSDM dëshmoi se lufta kundër krimit nuk njeh përkatësi partiake dhe se duhet kjo luftë duhet të jetë pa kompromis dhe joselektive”, thuhet në kumtesën e partisë maqedonase në pushtet LSDM.

Ata shtojnë se OBRM-PDUKM dhe kryetari i kësaj partie duhet të shfaqin përgjegjësi dhe ta pranojnë Propozim-ligjin për Prokurori Publike dhe t’i lënë institucionet kompetente të punojnë në mënyrë të pavarur.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i së drejtës ku sundojnë ligjet. Secili që ka shkelur ligjin do të përgjigjet”, thuhet në reagimin e partisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat