“Kanada mbështet integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”

Maqedonia

“Kanada mbështet integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 22:50
Pamje nga takimi

Mbështetje nga Kanada për politikat progresive dhe euroatlantike të vendit tona. Ky ishte përfundimi i takimit të realizuar në mes kryeministri Zoran Zaev dhe Stefan Dion, përfaqësues special i kryeministrit të Kanadasë për Evropë dhe Bashkimin Evropian.

Në takim u përcjell mbështetja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau për politikat progresive të kryeministrit Zoran Zaev, siç thuhet në deklaratë, është bërë përparim në fushat kyçe.

Në takim u shpreh mbështetja e Kanadasë, si një nga partnerët më të mirë të BE-së, të proceseve eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi që Kanada dha mbështetje për anëtarësi të vendit në NATO, nëpërmes ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat