Nëntë aksidente dje në Shkup, dy persona të lënduar

Maqedonia

Nëntë aksidente dje në Shkup, dy persona të lënduar

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:48
Foto arkiv

Dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në dy aksidente prej gjithsej nëntë që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rrethinën e Qytetit të Shkupit. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të SPB -Shkup, policia nga komunikacioni ka përjashtuar 52 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre shoferë kanë drejtuar automjetin në ndikimin e alkoolit dhe 19 shoferë para se të pajisen më të drejtën e ngasjes së automjetit.

Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 76 gjoba, 18 për automjete të paregjistruara, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 67 automjete.

Janë dënuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në kalimin për këmbësorë, shtatë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, tre shoferë të cilët nuk kanë dhënë leje për kalimin e këmbësorëve dhe një shofer për parakalim të parregullt.

Për mospërdorimin e kapelës mbrojtëse nga ana e shoferëve të motoçikletave dhe moped janë sanksionuar 17, për mospërdorim të rripit të sigurisë nga ana e shoferëve 17, shtatë shoferë për mosposedim të rripit të sigurisë gjatë kohës së drejtimit të automjetit dhe 12 shoferë të cilët kanë përdorë telefonin celular gjatë ngasjes së makinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat