Filipçe: Me shpërndarjen nëpër qendra do të zgjidhet problemi me të varurit nga droga

Maqedonia

Filipçe: Me shpërndarjen nëpër qendra do të zgjidhet problemi me të varurit nga droga

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:29
Venko Filipçe

Shpërndarja e mjekimit të të varurve nga droga nëpër qendra të shtetit do të zgjidh problemin, ndërsa bashkëpunimi me komunat, organizata joqeveritare dhe qytetarët do të tregojë se nuk duhet të ketë frikë dhe panik, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në vend, tha ministri i Shëndetësisë, në dhjetë qytete tashmë ka dhjetë qendra për trajtimin e të varurve nga droga. Por, sipas tij, problemi është se në Shkup numri më i madh mbi 500 pacientë është në Qendër në komunën e Kisella Vodës, e cila, siç tha ai, krijon një situatë që ka probleme në dhënien e terapisë dhe hap mundësinë e abuzimit.

“Kjo është një nga arsyet që kemi vepruar sipas sistemit të shpërndarjes, për të cilën kemi marrë pëlqimin dhe kemi arritur një konsensus me kryetarët e disa komunave. Kur ka më pak pacientë, terapia mund të merret në prani të mjekut, nuk do të ketë rrëmujë dhe pacientët do të vijnë për çdo 2-3 ditë”, tha Filipçe.

Sipas Filipçes, për momentin ka numër të mjaftueshëm të psikiatërve që të mund të filliojë shpërndarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat