Zaev: Edhe mua në një kohë nuk më pëlqente prokurorja Ruskovska

Maqedonia

Zaev: Edhe mua në një kohë nuk më pëlqente prokurorja Ruskovska

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:21
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve tha se ai nuk e emëroi Ruskovskën në krye të Prokurorisë së re por se ajo ishte në atë pozitë.

“Nuk e propozova unë Ruskovskën për kryetare, nuk më pëlqente edhe mua para 5,7,9 vitesh, por kush më pyeti mua”, deklaroi Zaev.

Zaev tha se prokurorët i zgjedh Këshilli i Prokurorëve Publik. Në Prokurori ekziston, siç tha ai, vartësi dhe koordinim, ky është një proces normal.

“Zgjidhja që OBRM-PDUKM kërkoi dhe shkroi në këto grupe pune ishte të heqë dorë nga këmbëngulja e autonomisë së PSP-së në periudhën e ardhshme, të mos jetë një njësi e veçantë, por të bashkohej. Ne e bëmë atë. Unë besoj se kemi një zgjidhje dhe se këto ditë do të hapim debat. Ne duhet të mësojmë dhe të ndihmojmë shtetin dhe ta heqim këtë çështje nga rendi i ditës”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat