VMRO-DPMNE: Pse Janeva nuk ka paraqitur personat e tjerë për keqpërdorimin e emrit të saj?

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Pse Janeva nuk ka paraqitur personat e tjerë për keqpërdorimin e emrit të saj?

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 16:36
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Nga OBRM-PDUKM pyesin se pse prokurorja e speciales, Katica Janeva nuk ka paraqitur nëse e ka ditur se edhe persona tjerë e keqpërdorin emrin e saj për “haraç”, tha zëdhënësi i kësaj partie Dimçe Arsovski.

Nga atje përsërisin se Janeva dhe LSDM i fshehin njerëzit me qëllim që të mos zbulohet personat e përfshirë nga partia në pushtet.

“Cilat janë njerëzit e tjerë që kanë kanë marrë haraç në emër të Katica Janevës dhe PSP-së? Pse Katica Janeva e dinte gjatë gjithë kohës që edhe njerëzit e tjerë, përveç “Boki 13″, marrin haraç në emrin e saj, por gjatë gjithë kësaj kohe nuk e ka paraqitur? ndoshta mos e ka shfrytëzuar si kthim”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat