LSDM: Opinioni e din shumë mirë se kush është Pançevski

Maqedonia

LSDM: Opinioni e din shumë mirë se kush është Pançevski

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 23:34
Hristijan Mickoski

Partia maqedonase në pushtet reagon ndaj deklaratës së kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ku propozon Vlladimir Pançevskin në krye të PSP-së.

Sipas LSDM-së, propozimi i Micoskit që Vlladimir Pançevski të jetë njeriu i parë i Prokurorisë Publike është propozim për kthim në gjyqësinë ‘Svarovski’ që punonte me urdhra nga objekti i bardhët.

“Mickoski mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e krimit dhe në veprimet kundër drejtësisë, kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM theksojnë se ka përfunduar koha kur politikanët zgjidhnin prokurorë publik ndërsa Pançevski është personifikim i gjyqësisë ‘Svarovski’ ku OBRM-PDUKM shkatërroi shtetin e së drejtës dhe shkelte liritë dhe të drejtat e njeriut.

Sipas LSDM-së, Mickoski propozon njeriun që akuzohet për keqpërdorim të sistemit AKMIS dhe që ka dhënë urdhra se cila lëndë tek cili gjyqtar të shkojë.

“Opinioni shumë mirë e din se kush është Vlladimir Pançevski, njeriu që në qendër të Shkupit ndërtoi ndërtime pa leje dhe më pastaj vet i rrënonte, njeri që është dënuar për mobing ndaj gjyqtarëve”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat