Presidenti Pendarovski nënshkroi dekretet për hapjen e dy kufijve të ri me Greqinë

Maqedonia

Presidenti Pendarovski nënshkroi dekretet për hapjen e dy kufijve të ri me Greqinë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 11:07
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për hapjen e një vendkalimi kufitar të ri mes dy vendeve, njofton Zhurnal.

Ky vendkalim kufitar do të lidhë Majdenin në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Promahoi në Republikën e Greqisë.

Pendarovski ka nënshkruar dhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve për hapjen e gjithashtu një tjetër vendkalimi kufitar në rajonin e Liqenit të Prespës.

Presidenti Pendarovski konsideron se hapja e vendkalimeve kufitare Majden – Promahoi dhe Markova noga – Lemos, mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, do të kontribojë për zhvillim të mëtutjeshëm të marrdhënieve të përgjithshme bilaterale mes dy vendeve, do të kontribojë për zhvillim të bashkëpunimit mbikufitar dhe do të lehtësojë komunikimin e banorëve që jetojnë në rajonet e dy vendkalimeve kufitare.

Presidenti Pendarovski pret që institucionet kompetente të japin kontribut maksimal për realizimin e aktiviteteve të parapara dhe sa më shpejtë hapjen e dy vendkalimeve kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat