Philip Reeker fillon vizitën sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Philip Reeker fillon vizitën sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 12:00
Philip Reeker

Ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker sot ka filluar vizitën zyrtare në Maqedoni nga Manastiri ku duhet të takohet sot me kryetaren e komunës, Natasha Petrovska.

Ai vjen nga Greqia, ku më herët kishte takime me zyrtarë të politikës atje dhe diplomacisë greke, lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe marrëdhënieve të të dy vendeve.

Ndërsa nesër në Shkup, sipas paralajmërimit të Departamentit shtetëror, Filip Riker do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë. Tema qendrore do të jenë çështjet bilaterale dhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Ndihmësssekretari shtetëror i SHBA-së dhe Evropës dhe Euroazisë, do të bisedojë edhe me deputetë dhe me përfaqësues të opozitës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat