Mickoski takohet me Hahn: Shprehë brengosje për ngecje të negociatave për anëtarësim në BE

Maqedonia

Mickoski takohet me Hahn: Shprehë brengosje për ngecje të negociatave për anëtarësim në BE

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 12:42

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski u takua me eurokomesarin Johannes Hahn.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike, integrimet e ngecura europiane dhe dialogun politik në vend.

Kryetari i DPMNE-së Mickoski shprehet i brengosur për ngecjen e integrimeve europiane dhe mos marjen e datës për negociata. Mickoski shpreuh brengosje edhe për mungesën e vullnetit të Qeverisë në menaxhimin e krimit në rritje, skandaleve dhe korrupcionit të lartë që është prezente në eshalonet më të larta të pushtetit.

“Skandale serioze po rrënojnë kredibilitetin e vendit dhe rrënojnë shtetin e së drejtës duke rrezikuar kështu dhe të ardhmen europiane”, theksoi Mickoski.

Në lidhje me perspektivën europiane të vendit, Mickoski tha se qytetarët nuk duhet të dënohen përshkak politikave të këqija të qeverisë dhe për këtë VMRO-DPMNE konsideron se është e nevojshme të caktohet datë për bisedime me Unionin Europian, që do të ishte një mekanizëm shtesë për kontroll të qeverisë.

Njëherit Mickoski theksoi se kusht për një takim të ri liderësh dhe dialog me qeverinë për më tepër çështje është caktim i datës për zgjedhje të parakohshme si mënyrë për kthim të proceseve të drejtimit të duhur dhe sigurimin e të ardhmes europiane për Republikën e Maqedonisë.

Mickoski konsideron se e ardhmja europiane e vendit është alternativa e vetme për përparim të vërtetë dhe përmes një marrdhënie me BE-në, ekonomikisht dhe politikisht të përparohet në diçka në shoqërinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat