Pançevski: Unë jam simboli me të cilën u zbulua puna kriminele e Janevës

Maqedonia

Pançevski: Unë jam simboli me të cilën u zbulua puna kriminele e Janevës

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 13:00
Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski

Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, është propozimi i VMRO-DPMNE-së për shef të prokurorisë për krim të organizuar dhe korupsion e cila duhet ti merr lëndët e PSP-së, nëse votohet Ligji për prokurori publike në Kuvend, transmeton Zhurnal.Pançevski për Fokus u përgjigj nëse vlerson se është zgjidhja adekuate dhe pse.

Ky propozim shkaktoi shumë reagime në opinion, disa komentojnë me një dozë mosbesimi, ndërsa disa përqeshin këtë propozim.

“Shikoni, unë jam simboli i përndjekjes së qeverisë ndaj sistemit të gjyqësisë, unë jam simbol me të cilën u zbulua puna kriminele e Katica Janevës dhe Lençe Ristoskës që para dy viteve me bastisjes ndaj meje dhe vjedhjen e çelësit. Me shumë mundësi,dikush, por më shumë populli e njohu këtë”, deklaroi Pançevski.

Në pyetjen se pse një pjesë e popullit këtë propozim e konsiderojnë si joserioz, Pançevski u përgjigj:
“Gjithmonë do të ketë mendime të ndryshme, nuk jemi të gjithë njësoj!Katica Janeva është e involvuar në një rast reketi lidhur me suma milionëshe, Pançevski nuk ka suma prapa tij edhe pse mediumet nën ndikim politik e bën si gjykatës i korruptuar”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat