SHGM: Një pjesë e masave në Planin e Qeverisë janë problematike

Maqedonia

SHGM: Një pjesë e masave në Planin e Qeverisë janë problematike

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:00
SHGM

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nëpërmes një deklarate thonë se ato me shumë kujdes po vëzhgojnë hapat e Qeverisë për promovimin e planit kundër përhapjes së lajmeve të rrejshme.

“SHGM i vëzhgon me kujdes hapat e Qeverisë së RMV lidhur me promovimin e Projekt-planit kundër përhapjes së dezinformatave, ndaj vlerësimi fillestar përmban pika për të cilat jemi të brengosur. Me rëndësi të jashtëzakonshme, dhe për të përjashtuar dyshimet e shpërdorimit të obligimit të Qeverisë për të garantuar lirinë e shprehjes, është që procesi i konsultimeve mbi këto tema të jetë maksimalisht përfshirës dhe transparent që nga fillimi.

Përveç kësaj, Qeveria duhet të dijë se përcaktimi i standardeve profesionale dhe vlerësimi rreth asaj nëse një gazetar apo medium është etik mund të bëhet vetëm nga komuniteti gazetaresk dhe nga publiku e jo nga institucioni qeveritar apo çfarëdo grupi pune në kuadër të Qeverisë”, thonë nga SHGM.

Nga atje thonë se sa i përket përmbajtjes së Projekt-planit, ne e inkurajojmë gjestin e Qeverisë për të bërë përpjekje për mekanizëm mbrojtës brenda institucioneve nëpërmjet krijimit të protokolleve dhe trajnimit për nëpunësit shtetërorë. Konsiderojmë se është e rëndësishme që pushteti ekzekutiv të jetë transparent dhe i saktë në mënyrën e transmetimit të informacioneve ndaj publikut, si një mekanizëm parandalues për keqinterpretim nga mediumet.

“Nga ana tjetër, me shqetësim kemi ndjekur disa nga masat proaktive, veçanërisht ato që implikojnë në fushata të paguara në mediat private, njoftimin e bashkë-rregullimit, vendosjen e kritereve të akreditimit të mediumeve që do të kenë të drejtën për të ndjekur ngjarjet qeveritare në përputhje me standardet e profesionit të gazetarisë, si dhe formimin e një grupi veprimi për luftën e dezinformatave me përbërje dhe rol problematik.

Të pathënat deri në fund të këtyre propozim-masave mund të interpretohen si përpjekje për kufizimin e lirisë së shprehjes dhe me këtë t’i shkaktohet dëm sektorit mediatik edhe ashtu të brishtë në vendin tonë”, thonë nga SHGM.

Nga atje shtojnë se beteja kundër dezinformatave është një proces kompleks jo vetëm në Maqedoni, por edhe në përgjithësi në botë. Komisioni Evropian tashmë ka plan parandalimi, që është bazë e mirë për planifikimin e aktiviteteve edhe në vendin tonë, por konteksti lokal është me rëndësi të jashtëzakonshme, prandaj është e nevojshme që gazetarët dhe mediat të luajnë një rol të fuqishëm në krijimin e këtyre strategjive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat