ASH: Qeveria e Maqedonisë së Veriut akoma vazhdon të zbaton direktivat e Beogradit

Maqedonia

ASH: Qeveria e Maqedonisë së Veriut akoma vazhdon të zbaton direktivat e Beogradit

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:24
Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e udhëhequr nga lideri Ziadin Sela, sot ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morina.

ASH kërkon përgjegjësi kryesisht nga Ministri dhe zv.Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjegjësisht Agim Nuhiu, të cilët dje arrestuan shtetasin Tomor Morinën, duke  u bazuar në fletarrestin e ngritur nga autoritetet serbe në Beograd.

“Aleanca për Shqiptarët ndjehet tepër e indinjuar dhe e ofenduar kur mësojmë se policia e RMV ka arrestuar luftëtarin e lirisë Tomor Morina, shtetas i Republikës së Kosovës. Nuk trasohet rruga për në NATO dhe BE duke respektuar paditë e ngritura nga vet gjakpirësi Sllobodan Millosheviq”, thuhet në deklaratën e ASH-së.

ASH kërkon nga Qeveria e RMV-së të merret më seriozisht me rastin, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Morinës.

“Kështu kanë vepruar të parët e juaj dhe e sollën konfliktin e vitit 2001. Mos i fryni zjarrit. Aleanca për Shqiptarët kërkon që menjëherë dhe pa asnjë kusht të lirohet luftëtari i lirisë Tomor Morina“, thuhet në fund të komunikatës së ASH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat