Autostrada Shkup-Bllacë, rruga që premtohet me vite

Maqedonia

Autostrada Shkup-Bllacë, rruga që premtohet me vite

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 09:41
Autostrada Shkup-Bllacë

Autostrada Shkup-Bllacë që shpesh herë është projekt në fushatat zgjedhore ende ka fatin e paqartë.

Edhe pse autoritetet shpallën tenderin që zgjat deri më 4 shtator, ky tender ka të bëjë vetëm me 2 kilometrat ndërsa opinioni nuk mori përgjigje të qartë se çfarë do të ndodhë me 10 kilometrat e mbetura.

Deri tani nuk dihet se sa do të kushtojë ndërtimi i atyre dy kilometrave nga vendkalimi kufitar në Ballcë deri në fillim të fshatit Bllacë.

Zëvendëskryeministri Osmani nuk dëshironte të cekë datë për ndërtimin e autostradës, por për të ndërtimi i kësaj autostrade është projekt e madh që ka sfidat e veta.

“Nuk dua konkretisht të them se kur do të përfundojë projekti. Prej sot dinamikën e caktojnë afatet ligjore, dhe jo puna e institucioneve”, tha Osmani.

U potencua është se autostrada do të ndërtohet sipas standardeve evropiane dhe do të ketë dy korsi për vozitje dhe një korsi për ndalje në një drejtim. Korsitë sipas paralajmërimeve do të jenë të gjera 3.5 metra, ndërsa gjerësia në një drejtim do të jetë 10.25 metra.

Ndryshe, shteti i Kosovës para disa muajve përfundoi me ndërtimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’ që lidh Prishtinën me Shkupin, ndërsa kryeministri Zoran Zaev në përurimin e autostradës tha se ndërtimi i kësaj autostrade paraqet motivim për Maqedoninë e Veriut dhe se së shpejti do të shpallet tender për ndërtimin e 14 kilometrave prej Bllacës në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat