Hahn e lëshoi Shkupin me mesazhe të qarta, sundimi i së drejtës të jetë prioritet

Maqedonia

Hahn e lëshoi Shkupin me mesazhe të qarta, sundimi i së drejtës të jetë prioritet

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 10:03
Zaev dhe Hahn

Republika e Maqedonisë së Veriut meriton në tetor të marrë dritë të gjelbër për fillim të negociatave për anëtarësim në BE për shkak tërë asaj që e bëri gjatë viteve të kaluara në zbatimin e reformave. Që ajo të realizohet, nevojitet edhe zbatim i mëtutjeshëm i reformave, posaçërisht në pjesën e mundësimit të sundimit të së drejtës përmes miratimit të ligjit për prokurorinë publike dhe luftës së pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit. Këtë e tha eurokomisari për Zgjerim Johanes Han në konferencë e djeshme të përbashkët për media me kryeministrin Zoran Zaev. Me këtë rast, të gjithë faktorët politik duhet ta kenë parasysh të ardhmen dhe interesin e qytetarëve dhe shtetit.

“U bëj thirrje të gjitha partive politike që të arrijnë zgjidhje sa më parë që të jetë e mundur. Ka vetëm disa linja të kuqe për ne, dhe më e rëndësishmja, është në çdo vendim të merret parasysh nuk mundet në fazën e tranzicionit të ketë raste të humbura. Askush nuk mund të amnistohet për shkak paaftësisë të përmbushen afatet e caktuara, Kjo duhet të garantohet. Ne kështu e shohim sundimin e së drejtës”, tha Han duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për media pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev.

Sistemi gjyqësor, siç tha eurokomisari Han, duhet të punojë sipas rregullave dhe këtë duhet ta respektojnë të gjithë.

Kryeministri Zoran Zaev konsideron se vendi meriton të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në për shkak se gjatë dy viteve të shkuara punoi shumë për atë qëllim. Jam i bindur se në tetor përfundimisht pas 15 viteve do ta marrë datën e shumëpritur për negociata. Ndërkohë, tha, do të vazhdojmë të punojmë në reformat, në mënyrë që të mos i jepet alibi BE-së për vendim tjetër. Porositi se pushteti është i hapur për bashkëpunim me opozitën për të gjitha çështjet kyçe me rëndësi për interesin e qytetarëve dhe shtetit.

Me komisarin Han tha, kanë këmbyer pritje të sinqerta se falë procesit që i vendos të dy palët e kushtëzuara edhe pushtetin edhe opozitën si fituese, deri në fund të këtij muaji të arrihet konsensus politik, ndërsa në fund të gushtit në fillim të shtatorit të votohet ligji për prokurorinë publike. Në këtë kontekst e ka informuar Hanin se është e pranueshme kërkesa e opozitës e prononcuar në një proces negociues, për bashkimin e prokurorive.

Me eurokomisarin Han u takua edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani i cili në konferencën për media me drejtorin e Rrugëve Shtetërore Zoran Kitanov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse vendi ynë i plotëson kriteret për fillimin e negociatave me BE-në.

“Sot realizova takim me eurokomisarin Johanes Hahn dhe i tregova se motoja jonë në këtë periudhë pas qershorit ishte reforma – reforma deri në tetor. Ne nuk ndalemi edhe pse Komisioni ka vërtetuar se i kemi plotësuar të gjitha kushtet. Çështja që duhet të rrumbullaksohet deri në tetor është ligji për Prokurorinë Publike dhe këtu qëndrimet e të gjithëve janë të qarta. Si zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane dhe si përfaqësues i BDI-së, mund të them se postulatet tona themelore janë dy, ato janë se duhet të ketë prokurori gjegjësisht institucion që merret me korrupsionin e lartë dhe së dyti që duhet të vazhdohet me atë që është nisur nga nga Prokurorisë Speciale Publike” , tha Osmani.

Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim realizoi takim edhe me liderin e opozitës të VMRO-DPMNE-së Hrisitian Mickoski në të cilën Mickoski ka shprehur shqetësim për shkak ngecjes në integrimet evropiane dhe mosmarrjen e datës për negociata. E ka potencuar edhe shqetësimin për shkak, siç tha mungesës së vullnetit te qeverisë në ballafaqimin me krimin në rritje, skandalet dhe korrupsionin e lartë i cili është prezentë në nivelet më të larta të pushtetit.

“Skandalet serioze e prishin besueshmërinë e vendit dhe rrënojnë shtetin ligjor duke e rrezikuar edhe ardhmërinë evropiane. Mungesa e vullnetit për ballafaqim me korrupsionin dhe dyshimet për krim shihet edhe në pjesën e ligjit të kryeministrit Zaev për organizimin e prokurorisë ku në vend të luftës së paanshme kundër korrupsionit ofrohen edhe zgjidhje dhe mbrojtje për krimin”, ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Njëherit Mickoski ka theksuar se kusht për takimin e ri të liderëve dhe dialog me pushtetin për më shumë çështje është caktimi i datës për zgjedhje të parakohshme parlamentare si mënyrë e kthimit të proceseve në drejtimin e duhur dhe sigurimin e ardhmërisë evropiane vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat