Alternativa propozon që në krye të Prokurorisë të jetë Fatime Fetai

Maqedonia

Alternativa propozon që në krye të Prokurorisë të jetë Fatime Fetai

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 11:04
Fatime Fetai

Nëpërmjet një njoftimi të partisë në pushtet Alternativa propozohet Fatime Fetai në krye të Prokurorisë së re për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Alternativa si parti që kujdeset më shumë se gjithçka për shtetin e së drejtës dhe zbatimin e drejtësisë pa kompromise, gjen rastin që për udhëheqjen e kësaj prokurorie ta propozojë prokuroren Fatime Fetai”, thuhet në kumtesën e partisë Alternativa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti vlerësojnë se prokurorja Fetai deri tash nuk ka lënë pas vetes gjurmë të abuzimit me detyrën dhe shprehen të bindur se Fetai mund të kthejë besimin në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Shpresojmë që edhe faktorët e tjerë politikë në vend të reflektojnë për këtë propozim dhe të dalim mbi istikamet e tyre etnike e politike, për t’i garantuar Maqedonisë së Veriut drejtësi që do të jetë çelës edhe për shtetin e së drejtës, por edhe për integrimin e shumëpritur euro-atlantik”, thuhet në fund të kumtesës së partisë Alternativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat