Reeker me porosi për opozitën maqedonase: S’keni kohë për lojëra politike

Maqedonia

Reeker me porosi për opozitën maqedonase: S’keni kohë për lojëra politike

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 11:41
Philip Reeker dhe Zoran Zaev

Zëvendës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euro-Azi, Philip Reeker në konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev tha se në secilën demokraci të vërtetë, roli i opozitës është kyç por se kjo opozitë duhet të jetë konstruktive.

“Koha e lojërave politike dhe luajtja me perspektivat dhe idetë qytetarëve tashmë ka kaluar”, tha Reeker.

Ai vlerësoi se vendi po lëviz në drejtim të mirë, dhe se duhet t’i përmbushë qëllim që zgjasin me dakada siç janë integrimet euroatlantike.

Më herët, MPJ njoftoi se Reeker në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka theksuar se RMV dhe SHBA-të nisin etapë të re të marrëdhënieve të ndërsjella dhe bashkëpunim si aleatë në Aleancë. Ai ka potencuar se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur duke cekur domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave, posaçërisht në gjyqësi dhe luftën kundër korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat