Arrestohen dy shtetas shqiptar në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë

Maqedonia

Arrestohen dy shtetas shqiptar në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 12:00
Policia

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasi me vete kanë pasur kokainë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë.

Droga është gjetur në automjetin e tyre “Volkswagen Touareg”, ndërsa personat e arrestuar janë K.L (21) dhe R.S (43).

Personi me inicialet K.L ka tentuar të arratiset por është kapur.

Që të dy janë mbajtur në stacionin policor në Gostivar dhe pas dokumentimin të plotë të rastit kundër tyre do të ngritet procedurë penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat