Vazhdohet masa e paraburgimit për Mile Janakieskin

Maqedonia

Vazhdohet masa e paraburgimit për Mile Janakieskin

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:00
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski

Ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieskit i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për 30 ditë, konfirmojnë nga Gjykata Penale për “A1on”.

Gjykata, pas marrjes së propozimit nga Prokuroria, vendosi që t’i vazhdohet masa e paraburgimit Janakieskit. Ai ishte për kontroll mjekësor në spitalin “8 Shtatori” dhe spitalin privat, por gjykata këtë nuk e pranoi si bazë të arsyeshme për ndryshimin e masës së paraburgimit.

Janakieski dhe të dyshuarit tjerë kanë të drejtën e ankesës në Këshillin e Gjykatës Penale.

Përveç Janakieskit në këtë hetim janë të përfshirë edhe pesë persona tjerë të punësuar në Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, ish-avokatja shtetërore, të punësuar në kadastër, biznesmen dhe dy persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat