Maqedoni, LOE parashtron disa pyetje në lidhje me bartjen e punëtorëve të administratës në sektorin privat

Maqedonia

Maqedoni, LOE parashtron disa pyetje në lidhje me bartjen e punëtorëve të administratës në sektorin privat

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:45
Ilustrim

Lidhja e Odave Ekonomike është i mendimit disa dilema në lidhje me procesin e pranimit të të punësuarve nga administrata publike në sektorin privat, që u paralajmërua nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Sipas kryetares së LOE-s, Danela Arsovska, parashtrohen disa pyetje: si do të zhvillohet procesi i bartjes së të punësuarve që ndodh për herë të parë në vend, a do të bëhet i mundur trajnimi apo rikualifikimi i këtyre kuadrove?

“Ajo që ka qenë lëndë diskutimi në kohën e fundit është njoftimi i bartjes së së administratorëve në sektorin privat. Parashtrohet pyetja se si do të jenë kriteret e këtyre personave, nëse janë bërë analizat saktë se çfarë arsimi dhe shkathtësi posedojnë, si do të aktivizoheshin për kalim në sektorin privat. Sektori privat dike pasur parasysh rrjedhën e fuqisë punëtore të kualifikuar, po kërkon në mënyrë aktive në tregun e punës njerëz me profesione specifike, kryesisht nga profesione të profesionalizuara”, thuhet në kumtesë.

Sipas saj parashtrohet pyetja edhe sa do të zgjasë i gjithë ky proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat