Me aplikacionin ‘TVSH-ja ime’ deri tani janë skanuar 5.5 milionë llogari fiskale

Maqedonia

Me aplikacionin ‘TVSH-ja ime’ deri tani janë skanuar 5.5 milionë llogari fiskale

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 17:11
Ilustrim

Ministri i Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski dhe kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska sot në Manastir e promovuan masën “Kthimi i 15 përqindëshit të TVSH-së”.

“Sot bashkërisht me kryetaren e Komunës së Manastirit u përfshimë në fushatën ‘TVSH-ja ime’. Deri tani sipas të dhënave që i mora nga DAP janë evidentuar mbi 5.5 milionë llogari fiskale”.

Ministri Milevski sqaroi se deri tani shteti në shtet kanë hyrë tre miliardë denarë, ndërsa kthim qytetarët do të kenë mbi 50 milionë denarë.

“Do të thotë se mbi 800.000 euro tashmë janë në llogaritë e qytetarëve. Nuk është shumë e vogël. Unë ju bëj apel të gjithë qytetarëve të përfshihen. Ai që mendon se të hyrat nuk janë të mëdha, le t’i mbledh dhe le t’i dhurojë aty ku duhet”, tha Milevski.

Ai shtoi se elementi i dytë i këtij aktiviteti është eliminimi i ekonomisë së zezë në vend.

“Qytetarët dyfish rritën denoncimet për mosdhënie të llogarisë fiskale, për shkak se u arrit interesi të kërkimit të llogarive fiskale dhe në këtë mënyrë zbulohen edhe pagesat në të zezë”, tha ministri Malevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat