Katica Janeva urdhëron fshirjen e të dhënave në kompjuterë

Maqedonia

Katica Janeva urdhëron fshirjen e të dhënave në kompjuterë

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 17:56
Katica Janeva

Katica Janeva ka kërkuar nga punëtorët e sektorit të IT në Prokurorinë Speciale Publke të kryhet e ashtu quajtura “fshirje forenzike” e kompjuterëve në Prokurorinë Speciale Publike. Urdhërin Janeva e ka dhënë gojarisht , dhe sipas burimeve të emisionit “360 shkallë” në televizionin Alsat, veç më janë bërë përgatitjet për zhvillimin e operacionit. Procedura duhej të përfshinte të gjithë kompjuterët.

Kjo kërkesë vjen në periudhën kur Prokuroria Publike për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit po heton rastin “Reket”, ku Janeva tani për tani nuk dyshohet, por se është e implikuar. Megjithëse, procedura për “fshirjen forenzike” nuk rrezikon dokumentet ekzistuese në sistemin kompjuterik të PSP-së, por do të fshijë të dhënat që tregojnë se në cilin kompjuter, në çfarë kohe, dhe çfarë është punuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat