PSP vërtetoi se Janeva ka kërkuar fshirjen e të dhënave në kompjuterët e PSP-së dhe nuk ka dhënë arsye

Maqedonia

PSP vërtetoi se Janeva ka kërkuar fshirjen e të dhënave në kompjuterët e PSP-së dhe nuk ka dhënë arsye

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 19:31
Katica Janeva

Kryeprokurorja Katica Janeva në mbledhje ka njoftuar një pjesë të punonjësve në PSP se duhet të bëhet fshirja e të dhënave nga kompjuterët.

Të punësuarit e kanë pyetur se pse Janeva ka kërkuar një gjë të tillë por ajo s’ka dhënë arsye.

Opinioni duhet ta dijë se pse Katica Janeva kërkon fshirjen e të dhënave nga kompjuterët pikërisht në kohën kur rasti ‘Haraçi’ po hetohet.

Prokurorja Vilma Ruskovska e cila e udhëheq rastin ‘Haraçi’ në deklaratë për ‘A1on’ thotë se nuk dëshiron të komentojë informacione të pavërtetuara.

“Nuk dua të komentoj informacione të pavërtetuara. Nuk mendoj në mënyrë hipotetike derisa të vërtetohen infromacionet”, tha Ruskovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat