Më 27 gusht Kuvendi i Maqedonisë caktoi seancë për Ligjin për Prokurori Publike

Maqedonia

Më 27 gusht Kuvendi i Maqedonisë caktoi seancë për Ligjin për Prokurori Publike

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 12:38
Kuvedni i Maqedonisë Veriore

Seanca për Propozim-ligjin për Prokurori Publike, kryetari i Kuvendit e caktoi më 27 gusht.

Propozim-ligji është me flamur evropian dhe do të miratohet në procedurë të përshpejtuar. Për miratimin e këtij ligji nevojitet vota ‘për’ e dy të tretës së Kuvendit, përkatësisht 80 deputetë.Me Propozim-ligjin për Prokurori Publike krijohet Prokuroria Publike për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të larë, dhe që është kompetente të veprojë në veprat që janë të lidhura me përgjimet nga periudha e vitit 2008 deri në vitin 2015.

Me miratimin e ligji, PP dhe PSP dhe Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion bashkohen Prokurori Publike për hetim të krimi të organizuar dhe korrupsionit të lartë, dhe merr përsipër hetimet e PSP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat