Irfan Asani: Do të largohem në bazë të procedurave, nuk bëhet fjalë për rebelim

Maqedonia

Irfan Asani: Do të largohem në bazë të procedurave, nuk bëhet fjalë për rebelim

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 14:11
Irfan Asani

Drejtori i NP “Hekurudhat e Maqedonisë dhe infrstruktura”, Irfan Asani ka dalur me një reagim pas shkrimeve në disa portale dhe media elektronike se nuk e ka ndërmend të largohet nga detyra edhe pse në postin e tij BDI ka emëruar një kuadër tjetër.

“Drejtori Asani do të largohet nga detyra në bazë të procedures dhe as që është rebelu dhe as që e mban peng drejtorinë ashtu sië dezinformohet dhe shpifet dhe për këtë do të ngrejmë procedura para organeve dhe do të ballafaqohemi në gjyq per dezinformata.
Dua të sqarojë për të gjithë se ashtu siç duhet te ngarkohet në detyrë Festim Halili në formë dhe ne bazë të procedurave ashtu edhe siç eshte vendimi i Qeverise i cili edhe zyrtarisht duhet të arrijë tek këshilli drejtues , megjithate duhet te kemi mirekuptim se edhe Irfan Asani meriton të perfundon detyrën zyrtare në baze të procedurave të cilat parashohin largimin nga vendi i drejtorit dhe ketu ska asgjë për tu habitur”, theksoi Asani.

Më tej thuhet se fatkeqësisht në këtë rast jemi ndërmarrje publike dhe procedurat e përfundimit apo lënjes së detyrës dhe emërimin e drejtorit pasardhës bëhet në procedurë dhe rregulla të parapara me akte juridike. “Kërkojmë mirëkuptim deri sa procedurat te vihen në vend. Festim Halili do jetë drejtor i ardhshëm dhe këtu nuk ka asgjë personale”, theksohet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat