Zgjedhja e prokurorit të ri në Maqedoni duhet të bëhet me badenter

Maqedonia

Zgjedhja e prokurorit të ri në Maqedoni duhet të bëhet me badenter

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 15:15
Prokuroria e Shkupit

Partitë politike nuk duhet të përzihen në zgjedhjen e prokurorit të ri  i cili duhe të vijë në  në krye të  prokurorisë  për ndjekjen e  krimit të organizuar dhe korrupciontë , thotë për TVM2 profesori universitar i së drejtës kushtetuese Bashkim Sulejmani.

Emërimet dhe shkarkimet  e prokurorëve duhet të bëhen në kuadër të ligjit për prokurori speciale ,ligjit për gjykata dhe ligjit për Këshillin Gjyqësor.

Politika njëherë e përgjithmonë duhet të heqë dorë nga gjyqësori.

Nese nuk ndodh kjo atëherë do krijohet amulli  e cila nuk krijon besim as tek qytetarët e as tek faktori ndërkombëtar, shton profesor Sulejmani.

“Ekziston Këshilli i Prokurorëve ku bëhet përzgjedhja e tyre dhe pastaj merret karakteri i caktura legjislativ. Në këtë rast ndërhyrja politike nënkupton edhe jofunksionalitetin e prokurorisë. Realisht edhe ligji për prokurorinë që ka të bëjë me emërimet dhe përzgjedhjen e prokurorëve për arsye se të gjthë ata prokurorë që kanë qenë të suksesshëm ose të dëshmuar në lëminë e tyre, duhet të përzgjidhet më i miri. Kur kemi ndërhyrje politike, atëherë nuk mund të zgjidhet më i miri, këtë duhet ta bëjë fella e Prokurorisë, kjo është paraparë edhe me koventat ndërkombëtare por edhe me ligjet e brendshme të Maqedonisë së Veriut” – tha profesori universitar, Bashkim Sulejmani.

SULEJMANI, ZGJEDHJA E PROKURORIT TË RI, ME BADENTER

Sipas Sulejmanit, Prokurori i Prokurorisë së re duhet të zgjidhet me Badenter, mu për faktin se shqiptarët për shkak të gjyqësorit selektiv dhe dënimeve drakonike  të shqiptuara për disa raste gjyqësore, vazhdojnë të kenë perceptim negativ ndaj punës së  gjykatave, dhe nuk i besojnë të njejtës.

“Ka shumë indikacione që shqiptarët të mos besojnë prandaj duhet të jetë badenteri jo vetëm për zgjedhjen e prokurorit, por edhe për çdo vepër penale që është paraparë mbi 3 vjet heqje lire, duhet të funksionojë në trupat gjykues Badenteri” – deklaroi Sulejmani.

Profesori Bashkim Sulejmani  shton se nuk përjashtohet mundësia që të kërkohet edhe prokuror ndërkombëtar por edhe gjykatë ndërkombëtar për rikthimin  e besimit të qytetarëve tek pushteti gjyqësor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat