Arsovski: Pushteti, LSDM dhe Zaev duan ta fshehin krimin e Katica Janevës

Maqedonia

Arsovski: Pushteti, LSDM dhe Zaev duan ta fshehin krimin e Katica Janevës

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 15:45
Dimçe Arsovski

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Dimçe Arsovski thotë se “Katica Janeva ka kërkuar fshirje forenzike të kompjuterëve të PSP-së.

Sipas tij, me këtë skandal Janeva dëshiron të fsheh diçka, ndërsa Prokuroria dhe pushteti heshtin, dhe kjo është dëshmi se duan ta fshehin rastin e përfshirjes së Janevës në rastin ‘Haraçi’.

Pusheti, LSDM, dhe Zoran Zaev, sipas Arsovskit, duan ta fshehin krimin e Katica Janevës.

Ai kërkon ligj të ri reformator sipas parimeve të së drejtës dhe Kushtetutës por edhe hetim të detajuar për rastin ‘Haraçi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat