VMRO: Nuk ka rritje ekonomike, klima e biznesit e dobët

Maqedonia

VMRO: Nuk ka rritje ekonomike, klima e biznesit e dobët

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 19:05
Ilustrim

Zëdhënësi i VMRO-DPME-së, Naum Stoilkovski në emër të partisë së tij ka lëshuar kritika  edhe për siç thotë politikat e këqija ekonomike të kësaj qeverisjeje.

Sipas VMRO-së, realizimi  në pjesën e pare të këtij viti tregon se  nuk mund të jetë e arritshme një rritje ekonomike siç po e tregojnë kompetentët.

Situata me ekonominë eshte vetëm një paralajmerim per krizë serioze buxhetore e cila imponon ribalanc të patjetersueshëm. 

“Realizimi në pjesën e parë të këtij viti tregon se një rritje e tillë e ekonomike jo vetëm që nuk është e arritshme por edhe se Ministria e Financave këtë vit do do paguajë më pak tatime nga viti i kaluar. Një trend i tillë na paralajmëron për krizë serioze buxhetore dhe mundësi për adaptim fiskal në periudhën që pason, respektivisht rebalans. E tëra kjo është rezultat i biznis klimës së keqe që është larg nga shëndritja që kishte paralajmëruar kryeministri, Zaev. Sipas financave ulja më e madhe është vërejtur te tatimi mbi fitimin. Firmat në RMV për muajt prill, maj dhe qershor këtë vit kanë paguar 32 % më pak tatim në fitim” – tha Naum Stolikovski nga VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat