Qeveria e Zaevit larg sundimit të shtetit ligjor

Maqedonia

Qeveria e Zaevit larg sundimit të shtetit ligjor

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 21:10
Zoran Zaev

Dujoski thekson se fatkeqësisht, edhe pushteti aktual po dëshmon se pa një ndërhyrje të fuqishme nga jashtë, vështirë se do të arrihen reformat e nevojshme për të ardhmen e vendit, apo kapërcimin e dallimeve mes partive për ndonjë marrëveshje të mundshme për Prokurorinë Publike

Shkup, 28 korrik – Reformat në drejtësi, respektivisht miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike, që pritet të zgjidhë edhe statusin e Prokurorisë Speciale, janë vendimtare për marrjen e datës së bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimit Evropian. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe të skenës ndërkombëtare duke komentuar porositë e qarta nga Brukseli dhe Uashingtoni, që i përcollën në Shkup, komisionari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, dhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker.
Nikolla Dujoski, njohës i çështjeve politike dhe të sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev është larg realizimit të pritjeve të qytetarëve për kthimin e drejtësisë apo sundimin e shtetit ligjor, që sipas tij, ishte kapur në skajshmëri nga pushteti i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, përcjell gazeta KOHA.

Dujoski thekson se fatkeqësisht, edhe pushteti aktual po dëshmon se pa një ndërhyrje të fuqishme nga jashtë, vështirë se do të arrihen reformat e nevojshme për të ardhmen e vendit, apo kapërcimin e dallimeve mes partive për ndonjë marrëveshje të mundshme për Prokurorinë Publike.

“Për fat të keq ne në këto dy vjet që kur Zaev është në pushtet nuk kemi shënuar ndonjë përparim dhe sërish shohim se pa ndërmjetësim nga jashtë punët nuk na shkojnë si duhet. Pas këtyre vizitave dhe atyre që mund të ndodhin, pres që të kemi përparim dhe për dallim nga hera e fundit tani do t’u shmangemi bisedave të gjata e të mundimshme”, thotë Dujoski. Ai, ndërkohë, thekson nevojën që institucionet të kryejnë detyrimet e tyre në funksion të përmbushjes së reformave, të domosdoshme për afrimin e vendit drejt BE-së. “Kuptohet se e gjithë kjo mbështetje do të jetë e kotë pa reformat e nevojshme në sistemin e drejtësisë, në veçanti kur shohim se edhe Prokuroria Speciale, por edhe organet tjera të drejtësisë, janë vënë në pikëpyetje”, thotë Dujoski. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat