Moti në Maqedoninë e Veriut për ditët në vijim

Maqedonia

Moti në Maqedoninë e Veriut për ditët në vijim

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 13:21
Temperaturat e larta

Mot i nxehtë me temperatura deri më 40 gradë celsius pritet të ketë nga dita e mërkurë.

Nga Enti Hidrometeorologjik informojnë se nesër do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa nga e mërkura do të ketë mot shumë të nxehtë.

Nesër temperaturat maksimale do të arrijnë nga 24 deri më 36 gradë celsius, ndërsa të mërkurën nga 29 deri më 37 gradë celsius, të enjten nga 31 deri më 39 gradë celsius, të premten prej 32 deri më 40 gradë celsius, të shtunën prej 30 deri më 39 gradë celsius dhe të dielën prej 29 deri më 38 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat