Zaev: Paga mesatare ka arritur mbi 406 euro

Maqedonia

Zaev: Paga mesatare ka arritur mbi 406 euro

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 14:55
Zoran Zaev

Paga mesatare në Maqedoninë e Veriut ka arritur më shumë se 406 mijë euro, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Ai tha se në këto dy vitet e fundit janë konstatuar rritje të numrit të të punësuarve dhe ulja e shkallës së papunësisë, rritja e Bruto Prodhimit Vendor dhe investimet e huaja në vend.

Ndërsa nga ana tjetër ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se janë pranuar dhe implementuar një sërë vërejtjesh të dhëna nga Organizata Botërore e Tregtisë, siç janë kthimi i TVSH-së, kufizimi i pagesave deti në 500 euro dhe të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat