Konfirmohet lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillave të ASHMAA-së dhe RTVM-së

Maqedonia

Konfirmohet lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillave të ASHMAA-së dhe RTVM-së

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:03
ASHMAA

Komisioni Parlamentar për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve në seancën e sotme përcaktoi listat e kandidatëve të paraqitur në thirrjet publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) dhe Këshillin Programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM).

Siç njoftojnë nga seanca, kryetari i Komisionit Ilija Dimovski njoftoi se 28 kandidatë aplikuan për konkursin ASHMAA-së, të cilët përmbushën kërkesat ligjore formale për të vazhduar në fazat e ardhshme të procesit të përzgjedhjes. Për Këshillin Programor të RTVM-së, 19 persona paraqitën nominime, nga të cilat 18 plotësojnë kërkesat ligjore formale dhe vazhdojnë në fazat e ardhshme të procesit.

Listat e vendosura janë të kushtëzuara dhe para se të dërgohet në një seancë publike, kandidatët duhet të kontrollohen nga Komisioni i Antikorrupsionit, i cili duhet të jep mendim këshillues për secilën prej tyre nëse i plotëson kushtet për mosekzistimin e një konflikti interesi të përcaktuar në përputhje me kërkesat ligjore.

Këshilli ASHMAA-së ka shtatë anëtarë dhe Këshilli Programor i RTVM-së duhet të ketë 11 anëtarë. Votimi, i cili është faza e tretë e procesit të zgjedhjes së anëtarëve në këto dy organe, duhet të bëhet me dy të tretat e shumicës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat