“Urgjentisht nevojitet zbatim i strategjisë”, Maqedonia nuk ka kapacitet për tu përballur me fatkeqësitë natyrore

Maqedonia

“Urgjentisht nevojitet zbatim i strategjisë”, Maqedonia nuk ka kapacitet për tu përballur me fatkeqësitë natyrore

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 18:49
Ilustrim

Maqedonia ende nuk ka kapacitet që të përballet me katastrofat natyrore. Ky ishte përfundimi që u soll sot në “Platformën natyrore për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat në Maqedoni”. Si probleme kryesore përmenden koordinimi i keq mes institucioneve dhe pushtetit lokal si dhe mes Qendrës për udhëheqje me kriza dhe Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

“Ende nuk ekziston koordinim mes ushtrisë dhe policisë, që është mekanizëm i rëndësishëm në shpalljen e krizës dhe situatës së krizës që e mundëson Ligji për udhëheqje me kriza. Por mungon edhe koordinim mes shërbimeve posaçërisht mes Qendrës për udhëheqje me kriza dhe Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Edhe në thelb përmes këtij pranimi partiak shkatërrohet kohezioni i shërbimeve dhe një pjesë e resurseve.

Andaj vlerësoj se duhet të theksohet –  njerëzit e parë të institucioneve të sigurisë nga sistemi për udhëheqje me kriza dhe nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim nuk duhet të jenë nga cila do parti politike por duhet të jenë profesionistë, përkatësisht njerëz nga sistemi dhe besoj se Qeveria së bashku me të gjithë ne mund të kontribuojmë drejt profesionalizmit të sistemit të sigurisë”, tha Marjan Gjurovski, profesor në fakultetin për Siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat