Grabar-Kitaroviq: Kroacia do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut që të anëtarësohet në BE

Maqedonia

Grabar-Kitaroviq: Kroacia do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut që të anëtarësohet në BE

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 09:26
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabra-Kitaroviq

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabra-Kitaroviq pas takimit me kryeministrin e Izraelit në Jerusalem deklaroi se Kroacia do të ndihmojë vendet fqinjë që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Mund të bëjmë shumë punë të mira, por gjithashtu edhe të zhytemi në kaos. Për këtë duhet të shikojmë me vëmendje se çfarë ndodhë rreth nesh, dhe ajo që ka të bëjë me Kroacinë, tu ndihmojë vendeve fqinjë Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, tha Grabar-Kitaroviq.

Në kontekstin e sigurimit të përbashkët ajo tha se ishte e rëndësishme që Kroacia dhe Izraeli të kujdesen së bashku për Evropën dhe Mesdheun, dhe se bashkëpunimi dhe një luftë e përbashkët kundër terrorizmit dhe përhapja e armëve të shkatërrimit në masë ishin parësore për sigurinë e të dy popujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat