Kallëzim penal për shkupjanin i cili kërcënoi Zoran Zaevin në Facebook

Maqedonia

Kallëzim penal për shkupjanin i cili kërcënoi Zoran Zaevin në Facebook

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 10:47
Zoran Zaev

Një 67-vjeçar nga Shkupi ka marrë kallëzim penal për shkak të kërcënimit nëpërmes Facebook drejt kryeministrit Zoran Zaev.

“Sektori për krim kompjuterik dhe digjital ka ngritur kallëzim penal kundër V.Z. (67), për kryerjen e veprës penale “rrezikim të sigurisë” në rrugë të sistemit informativ. Më 25.07.2019, në rrjetin social Facebook i padituri, nëpërmes shfrytëzimit të emrit, ka publikuar komente me përmbajtje kërcënuese drejt kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga MPB.

Kryeministri Zaev më 25 korrik nga foltorja e Kuvendit njoftoi se e ka paraqitur në MPB kërcënimin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat