Gjykata nuk ia kthen pasaportën Mijallkovit

Maqedonia

Gjykata nuk ia kthen pasaportën Mijallkovit

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:20
Sasho Mijallkov

Gjykata penale nuk do t’ia kthejë pasaportën Sasho Mijallkovit, i gjykuar për rastin “Titanik 2” për mjekim në Republikën e Çekisë.

“Lidhur me heqjen e masës paraprake – privim të përkohshëm të udhëtimit ose dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror dhe ndalimin e lëshimit të një të reje, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale – Shkup, pasi mori të gjithë dokumentacionin, iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme, ku u morr mendim negativ për kërkesën. Këshilli në një seancë të mbajtur pasi shqyrtoi dhe vlerësoi kërkesën dhe mendimin e prokurorisë kompetente, vendosi që të refuzojë kërkesën si të pabazë”, deklarojnë nga Gjykata Penale.

Kundër këtij vendimi, ish-drejtori i DSK-së ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej tre ditëve. Më herët PSP dha mendim negativ për mjekimin e Mijallkovit jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat