VMRO-DPMNE vërteton se kryetari i tyre Hristijan Mickoski do të takohet me Viktor Orban

Maqedonia

VMRO-DPMNE vërteton se kryetari i tyre Hristijan Mickoski do të takohet me Viktor Orban

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:46
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski këto ditë do të jetë në Austri dhe në Hungari. Nga partia e tij vërtetojnë se do të ketë takim mes kryeministrit hungarez Viktor Orban, por nuk mohojnë se do të takohet edhe me Nikolla Gruevskim i cili ndodhet në arrati në Budapest.

“Në takim pritet të bisedohet për çështjet lidhur me gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë, si dhe këmbimi i informacioneve të partive si motra për drejtimet e veprimit të mëtejshëm para Kongresit të ardhshëm të Partisë Evropiane Popullore për zgjedhjen e kryesisë së re”, thuhet në njoftimin e kumtesës së OBRM-PDUKM-së për takimin midis Mickoskit dhe Orban, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për vizitën në Vjenë, OBRM-PDUKM shton se Mickoski do të ketë takime shkencore, këmbim të përvojave dhe informacioneve lidhur me veprimtarinë e tij si profesor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Ndryshe, Nikolla Gruevski është kryetar nderi i OBRM-PDUKM-së dhe gjendet në azil në Hungari nga nëntori i vitit të kaluar. Ai u arratis nga vendi që kur gjykata ja refuzoi të gjitha ankesat për anulim të dënimit me burg. Gruevski u dënua për rastin “Tanku” me dy vite burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat