Nga e enjtja kalohet më shpejtë në Tabanoc, një pikë e përbashkët kufitare me Serbinë

Maqedonia

Nga e enjtja kalohet më shpejtë në Tabanoc, një pikë e përbashkët kufitare me Serbinë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 22:19
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani kishte paraparë që sot të del para mediave bashkë me ambasadoren serbe në Shkup Dushanka Divja-Tomiq, por kjo e fundi nuk erdhi. Megjithatë Osmani vet i paralajmëroi zhvillimet e projekteve ndër-kufitare mes dy vendeve. Ai konfirmoi se nga e enjtja në kufirin në Tabanoc do të jetë vetëm një pikë e përbashkët kufitare me Serbinë.

“Ka edhe një simbolikë të veçantë në përmirësimin e klimës së përgjithshme rajonale të pajtimit, bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe nëse marrim parasysh këtu edhe zhvillimet tjera siç janë pika e përbashkët kufitare në Tabanocdhe hapja e pikës së re kufitare, Llojan- Miratovc i jep një të re të bashkëpunimit të njerëzve në dy anët e kufirit, por edhe një mesazh për një zbutje të raporteve”, u shpreh zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

Ndërsa për kufirin e shumëpritur Llojan-Miratovcë, zëvendëskryeministri theksoi se problemet që pengonin nisjen e punimeve janë tejkaluar dhe se me financim të Ambasadës së Norvegjisë punimet do të ecin përpara, shkruan TV21.

Qëndrimi i tyre ishte se kemi një pikë, Tabanocën në 13 kilometra afër, këtu do të kalojnë disa njerëz gjatë ditës dhe nuk kemi llogari të mbajmë tre ndërrime atje për të mbajtur kufirin hapur. Mirëpo mendoj që insistimi jonë po edhe ndihma e madhe e ambasadës norvegjeze e cila doli me asistencë financiare goxha të madhe për të rrumbullakësuar infrastrukturën atje, ndryshoj edhe klima dhe mesazhet tani janë pozitive edhe nga Serbia edhe pse formalisht ende nuk kemi përgjigje”, deklaroi zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

Ndryshe, projekti i vendkalimit kufitar mes Lljoanit dhe Miratocës ka qenë njëri ndër premtimet më të mëdha të BDI-së në çdo cikël zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat