Eurostat: Më shumë se 60 përqind e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund të shkojnë në pushime

Maqedonia

Eurostat: Më shumë se 60 përqind e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund të shkojnë në pushime

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 09:34
Plazh

Sipas të dhënave të Eurostat, 61.2 përqind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk mund të përballojnë pushime shtatë ditore gjatë vitit.

Sidoqoftë, numri i atyre që nuk mund të shkojnë në pushime është ulur në krahasim me vitin 2010, që kur ruhen të dhënat statistikore për vendin, kur kjo përqindje ishte 74.2.

Në Bashkimin Evropian, në pushime një javore, nuk mund të shkojnë 28.3 përqind e qytetarëve të shteteve anëtare të BE-së, më të vjetër se 16 vjet.

Një pushim një javor gjithashtu nuk mund ta përballojnë 58.9% e rumunëve, 51.3% e kroatëve dhe 51% e grekëve.

Përqindje më të vogël prej vendeve të BE-së, qytetarët e të cilëve nuk mund të shkojnë në një pushim një javor janë Luksemburgu me 10.9% dhe Suedia me 9.7%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat