Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në një dasmë në Tetovë

Maqedonia

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në një dasmë në Tetovë

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 10:07
Policia

Dje në një dasmë në Reçicë të Vogël nga rikoshetat e plumbave u plagosën dy persona.

“Më 30.07.2019 në orën 22:00, në festën e dasmës së organizuar në derën e shtëpisë të 47-vjeçarit B.D. në rrugën “172” në Reçicën e Vogël-Tetovë, nga plumbat e shkrepura është lënduar në 27-vjeçar A.B. nga Reçica e Vogël dhe 26-vjeçari F.A. nga Reçica e Madhe.

Të dy personat janë dërguar në Spitalin Klinikë në Tetovë”, njoftojnë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori publik dhe pjesëtarët e SPB Tetovë ku kanë bërë edhe ekspertizë. Punohet për zbardhjen rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat