Ndihmë ortopedike për 36 persona me aftësi të veçanta në Maqedoni

Maqedonia

Ndihmë ortopedike për 36 persona me aftësi të veçanta në Maqedoni

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 12:03

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, mori pjesë në dhënien e ndihmave ortopedike për personat me aftësi të veçanta fizike që do të përmirësonin lëvizshmërinë e tyre.

Pajisjet sigurohen nga Unioni Kombëtar i Personave me Aftësi të Veçanta – Mobiliteti Maqedoni, me fonde nga MPPS-ja të alokuara për Shoqatën në përputhje me programin e punës dhe planin financiar të miratuar për vitin 2018. Shuma totale e shpenzuar për pajisjet ortopedike është 1.6 milion denarë.

“Jam vërtet e kënaqur që sot 36 persona me aftësi të veçanta të rënda fizike po marrin ndihmën e nevojshme. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën përpjekje duke siguruar fonde të nevojshme për funksionimin e Unionit Kombëtar të Organizatave të Aftësisë së Kufizuar dhe Unionit Kombëtar të Personave me Aftësi të Veçanta të Maqedonisë – Mobiliteti Maqedoni për të stimuluar punën në fushën e shikueshmërisë së personave me aftësi të veçanta dhe me këto ndihma ortopedike dhe lehtësimin e lëvizjes, prania e personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore do të jetë e përditshme”, tha Ministrja Carovska.

Në të njëjtën kohë, MPMS-ja deklaron se ndryshimet e fundit në Ligjin për mbrojtje sociale përmirësojnë ndjeshëm të drejtat e personave me aftësi të veçanta duke prezantuar dy shërbime të reja, kujdesin në shtëpi dhe ndihmën personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat