Këtë vit sezoni i gjuetisë në Maqedoni do të fillojë më herët

Maqedonia

Këtë vit sezoni i gjuetisë në Maqedoni do të fillojë më herët

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 12:20
Gjueti

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Trajan Dimkovski, sot përmes një konference për shtyp njoftoi se është dhënë vendim që sezoni i gjuetisë të fillojë më herët, me qëllim për parandalimin e shfaqjes së “Etheve të derrave afrikan”.

Siç informoi Dimkovski, sezoni i gjuetisë praktikisht do të fillojë dy muaj më herët nga sa parashikohej me ligj.

“Qëllimi është që të zvogëlohet dendësia e derrave të egër në Republikën e Maqedonisë së Veriute, dhe të zvogëlojë shanset e kësaj sëmundje infektive që shfaqet dhe përhapet”, tha Dimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat