Filipçe: Qendra e re Klinike do të ndërtohet për shtatë vite

Maqedonia

Filipçe: Qendra e re Klinike do të ndërtohet për shtatë vite

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 18:46
Venko Filipçe

Qendra e re Klinike në Gjorçe Petrov do të kushtojë 500 milion euro dhe do të financohet nga një linjë kredie nga tre banka tregtare që paraqitën ofertën më të mirë, tha ministri Venko Filipçe.

“Ministria e financave u ka dërguar 18 kërkesa fondeve të investimeve ndërkombëtare dhe bankave tregtare. Gjashtë prej tyre u përgjigjën, duke ofruar financimin e projektit nga bankat e Erste Group, “Raiffeisen Bank” dhe “Unicredit”. Ata kanë kushtet për të shlyer kredinë në Financë, kështu që unë nuk do të dua të spekuloj numrat”, tha Filipçe.

Ministri shtoi se çështje pronësore janë zgjidhur dhe se toka në të cilën do të ndërtohet tërësisht është pronë e shtetit.

Qendra Klinike do të ndërtohet në 30 hektarë tokë, hapësira e tërësishme e qendrës do të jetë 105 mijë metra katrorë dhe do të zhvillohet në tri faza, ndërsa pritet të mbaroj për shtatë vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat