Maqedoni, subvencione për ndërrimin e automjeteve të vjetra për automjete të reja

Maqedonia

Maqedoni, subvencione për ndërrimin e automjeteve të vjetra për automjete të reja

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 18:48
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se do të ketë subvencione prej 2.000 deri 3.000 euro për të gjithë qytetarët që duan të ndërrojnë automjetet e vjetra për automjete të reja.

Se çfarë kritere duhet të plotësojnë qytetarët për të fituar ndihmën shtetërore ende nuk është definuar, por me siguri kusht do të jenë të hyrat në familje.

“Është e palogjikshme dikush të blejë automjet që kushton 30.000 apo 40.000 euro, dhe të fitojë subvencione”, tha ministri Bekteshi duke sqaruar masat.

Subvencionimi është një ndër masat që u përfshinë në Ligjin e ri për automjete dhe që u votua dje nga Kuvendi.

Janë paraparë edhe subvencione për lëndë tjera djegëse, po nuk nuk dihet nëse me këtë masë do të përfshihen të gjithë ata që këtë vit kanë vendosur plin tek automjetet e tyre.

Fillimi i kësaj mase varet nga rebalanci i buxhetit. Nëse buxheti shtetëror i mbulon shpenzimet, Ministria e Ekonomisë do të sigurojë para që masat të fillojnë që nga ky vit, por nëse nuk sigurohen para atëherë subvencionimi do të fillojë vitin e ardhshëm.

Afishet ngjitëse ekologjike nuk do të jenë të obligueshme, por megjithatë automjetet që nuk do të posedojnë afishe nuk do të mund të qarkullojnë nëpër komunikacion kur autoritetet lokale do të vendosin regjim të posaçëm për shkak të ndotjes së ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat