Maqedoni, ulet numri i punëtorëve në industri

Maqedonia

Maqedoni, ulet numri i punëtorëve në industri

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 19:01
Ilustrim

Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, numri i punëtorëve në industri në qershor të këtij viti krahasuar me qershorin e vitit të kaluar shënon ulje për 2.8 për qind, ndërsa për gjashtë muaj prej fillimit të vitit është vërejtur rënie prej 0.1 për qind.

Numri i punëtoreve në sektorin e xehetarisë dhe nxjerrjes së gurëve në qershor të vitit 2019, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, shënon rënie prej 1.9 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese rënie për tre për qind, ndërsa në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rënie prej 0.5 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në qershor të vitit 2019, në krahasim me qershorin e vitit 2018, shënon rritje tek prodhimet kapitale për 3,7 për qind, përderisa rënie shënon tek energjia për 1,3 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,5 për qind, prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për pesë për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 5,1 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat