Gruevski drejtuar Shilegovit: Unë do të notoj disi, ti shijo fundosjen

Maqedonia

Gruevski drejtuar Shilegovit: Unë do të notoj disi, ti shijo fundosjen

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 22:52
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë, ndërsa tani azilant i Hungarisë, Nikolla Gruevski, është rishfaqur sonte në Facebook. Këtë herë, ai shkroi për kryetarin e Komunës së Shkupit, Petre Shilegov, i cili para disa publikoi një shkrim drejtuar Gruevskit.

“Unë do të “notoj” disi, ndërsa ti “shijoje” vetë fundosjen tënde pas zhvatjes, vjedhjes dhe tradhtisë, së bashku me atë kryetarin plot “qumësht” …”, shkruan Gruevski.

Gruevski në profilin e tij në facebook mes tjerash e akuzon Shilegovin për organizim të zhvatjes sëbashku me personazhet Kiki dhe Friki në zyrën e Bokit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat