Zaev: Kemi zgjidhur katër persona historik, do të gjejmë zgjidhje edhe për Goce Dellçevin

Maqedonia

Zaev: Kemi zgjidhur katër persona historik, do të gjejmë zgjidhje edhe për Goce Dellçevin

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:05
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot në Shkup priti homologun bullgar Bojko Borisov me rastin e dy vjetorit nga nënshkrimi i marrëveshjes për Fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, dhe shprehu shpresë se keqkuptimet për Goce Dellçevin do të zgjidhen gjithashtu.

“I inkurajojmë të dy komisionet, kemi zgjedhur katër figura historike që i nderojmë së bashku. Unë besoj se do të ketë një zgjidhje edhe për heroin Goce Dellçev, ai është një person dhe një hero që na lidh. Punimet e Dellçevit mund të na lidhin vetëm dhe për nder të kësaj sot do të përulemi në varrin e tij me Borisovin”, tha Zaev.

Kryeministri theksoi se efektet e marrëveshjes janë të njohura, ndërsa Evropa njohu entuziazmin, kështu që vitin e ardhshëm Maqedonia dhe Bullgaria do të bashkë kryesojnë procesin e Berlinit.

Në dy vitet, tha Zaev, janë investuar 35 milionë euro, por kompanitë tona gjithashtu po investojnë bashkërisht në Bullgari. Ai foli edhe për përfitimet në fusha të tjera, siç është kultura ku, tha kryeministri, artistë dhe punëtorë të kulturës kanë krijuar platforma të reja për lidhje, jo vetëm festivalin “Një dashuri”, por edhe urën e lidhëse që po krijohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat