Borisov: Nuk do ta bllokojmë Maqedoninë Veriore në rrugën drejt BE-së

Maqedonia

Borisov: Nuk do ta bllokojmë Maqedoninë Veriore në rrugën drejt BE-së

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:12
Boyko Borisov

Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov tha sot në Shkup se nuk ka nevojë të diskutohet për bllokimin e mundshëm të vendit të tij ndaj hyrjes së Maqedonisë Veriore në BE pasi konsiderohet e papranueshme pas gjithë asaj që është bërë.

I pyetur nga gazetarët nëse Bullgaria do të bllokonte integrimin evropian të Maqedonisë Veriore nëse nuk gjendet zgjidhje për përkatësinë kombëtare të revolucionarit dhe themeluesit të VMRO-së Goce Delçev, ai theksoi se një Komision i përzier bullgaro-maqedonas për çështje historike duhet të gjejë një zgjidhje deri në tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat