Nesër dhe pasnesër valë e re e nxehtit me temperatura të larta në Maqedoni

Maqedonia

Nesër dhe pasnesër valë e re e nxehtit me temperatura të larta në Maqedoni

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 15:13
Ilustrim

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në përputhje me paralajmërimin e Entit Hidrometeorologjikë, njoftoi se gjatë fundjavës do të ketë një valë të re nxehtësie me temperatura shumë të larta. Nga atje thonë se mot të ngrohtë do të ketë nesër dhe pasnesër (2 dhe 3 gusht) me temperatura deri në 41 gradë celsius.

Nga Drejtoria theksojnë se përveç rekomandimeve themelore për sjellje në kushte të tilla, në përputhje me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim, ata gjithashtu kanë marrë masa dhe aktivitete për veprime parandaluese për mbrojtje nga zjarret e mundshme pyjore dhe zjarre të tjerë të hapur.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bënë thirrje deri tek njësitë vetëqeverisës, qytetarët dhe turistëve që të kenë kujdes kur të jenë në hapësira të hapura.

Ata nuk duhet të hedhin cigare, mbeturina qelqi dhe shishe qelqi, të mos ndezin zjarre në hapësirë të hapura dhe në pyll, të mos digjen mbeturina dhe materiale të tjera djegëse, dhe nëse vërejnë zjarre të lajmërojnë në numrin falas 193 të Njësisë së Zjarrfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat